Kryeministri Haradinaj kryesoi takimin e tretë të nivelit të lartë për sundim të ligjit


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 8 dhjetor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kryesoi takimin e tretë të nivelit të lartë për sundim të ligjit, ku temë e takimit ishte lufta kundër korrupsionit.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së, Nehat Idrizi dhe Blerim Isufaj, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe bartësit e institucioneve të sundimit të ligjit nga Policia, AKI, Dogana, Auditori i Përgjithshëm, KRRPP, si dhe përfaqësues nga USAID-i, UNDP-ja, EULEX-i.

 

Kryeministri Haradinaj, në fjalën e tij kërkoi që lufta kundër korrupsionit të ketë veprime konkrete. Ai kërkoi nga të gjitha institucionet e sundimit të ligjit që të dalin me plan konkret të ndryshimeve.

 

Kryeministri Haradinaj, në veçanti u ndal në ecurinë legjislative të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Reformës se Kodit Penal dhe Ligjit për Konflikt të Interesit.

 

Kryeministri theksoi se duhet të definohen rolet dhe kompetencat e organeve të anti-korrupsionit dhe të vetë agjencisë.

 

Në këtë takim u raportua edhe për gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm për KGJK dhe për rastet e raportimit të rasteve në Prokurori.

 

Në takimin tjetër, kryeministri Haradinaj kërkoi që të zhvillohet diskutimi për çështjet që lidhen me Doganat dhe sundimin e ligjit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors