Prishtinë, 23 maj 2013
Qeveria e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish Komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.
Qeveria e Republikës së Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të luftëtarëve e komandantëve të saj, luftë kjo që bëri që Kosova të fitoj lirinë, pavarësinë, shtetin demokratik dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-të dhe NATO-n.
Qeveria e Republikës së Kosovës ndërton dhe mbështet sundimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e pavarur dhe të paanshëm të gjyqësorit në tërësi dhe të EULEX-it dhe pret që edhe ky proces të zhvillohet mbi këto parime që mbrohen nga ne dhe bota demokratike.
Qeveria e Republikës së Kosovës beson në drejtësi dhe në pafajësinë e komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së.
