KOMUNIKATË PËR MEDIA E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


Image

Prishtinë, 8 maj 2013
 
Ka përfunduar pa marrëveshje sot në Bruksel takimi mes Delegacionit të Republikës së Kosovës dhe Delegacionit të Serbisë.
 
“Delegacioni i Republikës së Kosovës ka prezantuar gatishmërinë për arritjen e planit për implementim, që do të sqaronte veprimet konkrete të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, që do të ndalonte veprimin e strukturave ilegale të sigurisë dhe të drejtësisë, që do mundësonte përgatitjet për ndërtimin e strukturave institucionale sipas ligjeve të Kosovës, që të mbahen zgjedhjet lokale në tërë territorin e Kosovës këtë fundvit “– ka theksuar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ka shtuar se “pala kosovare ka shprehur gatishmërinë që të realizojë zotimet që dalin nga marrëveshja”.
 
Në anën tjetër, pala serbe ka pasur qëndrim për diskutim të temave jashtë marrëveshjes apo interpretim tjetër nga përmbajtja e marrëveshjes.
 
Delegacioni i Republikës së Kosovës ka prezantuar idenë që ky plan të diskutohet në takimin e ardhshëm në mes të dy kryeministrave dhe baroneshës Ashton.
 
Delegacioni i Republikës së Kosovës shpreh falënderimin për angazhimin e përfaqësuesve të BE-së dhe pret që edhe në të ardhmen të vazhdohet puna në implementimin e marrëveshjes së arritur.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors