Komunikatë për Media

Prishtinë, 19 qershor 2015

Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret vendimin e autoriteteve sllovene për t’i dhënë fund procedurës për ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe deputetit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Qeveria e Kosovës thekson se ndalimi i z. Haradinaj ka qenë i paarsyeshëm dhe duke u bazuar në fletarrestet e padrejta të Serbisë, sidomos kur kemi parasysh se z. Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar mirëkuptimin e autoriteteve më të larta sllovene për kërkesën e autoriteteve qeveritare të Kosovës për kthimin e z. Haradinaj në Kosovë, rithekson kërkesën që Sllovenia të ndërmarrë të gjitha veprimet për të evituar përsëritjen e situatave të tilla, në të ardhmen.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Sllovenisë në proceset e integrimit evropian dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors