Komunikatë për media


Image


Image

Prishtinë, 27 korrik 2014

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri së bashku me inspektorët e ndërtimit të MMPH-së te Kroi i Vitakut për zbatimin e vendimit për ndaljen e ndërtimeve ilegale

Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht   MMPH-së, ku është urdhëruar Komuna e Mitrovicës Veriore që të  ndërpresë rifillimin e ndërtimeve në lagjen Kroi i Vitakut dhe i cili nuk është implementuar nga ana e kësaj të fundit, ka filluar aksioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndaljen e punimeve ndërtimore.

Inspektoriati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sot ka vizituar punishtet dhe pas konstatimit se punimet janë duke vazhduar, kanë vendosur masën e ndalimit të përkohshëm ku të dy ndërtesat ilegale janë rrethuar me shiritin e ndalesës së punimeve dhe është shqiptuar me shkresë masa e ndalimit të punimeve.

Zbatimin konkret të vendimit në terren e ka vëzhguar drejtëpërsëdrejti zëvendëskryeministrja Edita Tahiri e cila së bashku me inspektorët ka qëndruar Lagjen Kroi i Vitakut ku po zhvillohen punimet ilegale.

Me këtë rast, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri edhe një herë ka nënvizuar se veprimet që nuk janë në pajtim me ligjet e Kosovës dhe moratoriumin e arritur mes MMPH-së dhe dy kryetarëve të komunave respektive në Mitrovicë dhe faktorit ndërkombëtar përbëjnë vepër penale dhe Qeveria e Kosovës sipas kompetencave ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr masat e nevojshme. Çdo veprim tjetër pas kësaj mase të vendosur pa miratimin e organeve kompetente do të bart konsekuenca ligjore, ka thënë ajo.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors