Komunikatë për media


Image


Prishtinë, 25 nëntor 2012

Qeveria e Republikës së Kosovës është e befasuar dhe e shokuar me paraburgosjen e të akuzuarve në rastin Kleçka.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbështetur vazhdimisht institucionet e drejtësisë sipas standardeve të BE-së, edhe në këtë rast që respekton procedurat ligjore, organet e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut.

Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon që proceset që kanë ndikim në opinion publik dhe të kaluarën e luftës sonë për liri, të jenë transparente përballe institucioneve vendore dhe opinionit publik.

Veprimet e ‘befasishme’ dhe pa një njoftim dhe koordinim me institucionet e Kosovës cenojnë bashkëpunimin.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson në luftën e drejt të UÇK-së që është bërë sipas normave ndërkombëtare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors