Prishtinë, 21 nëntor 2011
I nderuari z. De Marnhac,
I nderuari z. Sinno,
Ministra,
I nderuari z. Peci,
I nderuari z. Kabashi,
I nderuari z. Hasani,
I nderuari z. Flemming,
Përfaqësues dhe ekspertë vendor dhe ndërkombëtar,
Zonja dhe zotërinj,
Kam kënaqësinë të jem këtu në mesin tuaj për të ju inkurajuar dhe ofruar përkrahjen time të plotë për punën tuaj në këtë proces të rëndësishëm për vendin dhe institucionet tona ku do të bisedohet dhe listohen sfidat dhe prioritetet në fushën e rendit dhe ligjit për vitin 2012.
Siç edhe e dini, sundimi i rendit dhe ligjit mbetet një ndër prioritetet e renditur në agjendën e Qeverisë që unë drejtoj, andaj ky takim është i një rëndësie të veçantë.
Sundimi i ligjit si një parakusht për funksionimin normal të shtetit dhe shoqërisë është dhe mbetet vlera më e çmuar e shoqërive moderne.
Ne mbesim fuqimisht të përkushtuar që agjendën e qeverisët dërgojmë përpara deri në realizimin e objektivave tona të përbashkëta në këtë fushë të rëndësishme.
Gjatë muajve dhe viteve që lëmë pas, kemi arritur rezultate të kënaqshme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, andaj ju përgëzoj për punën e bërë si Bord i Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë Z. Kuçi, z. De Marnhac, z. Sinno, ministrat dhe anëtarët e këtij Bordi.
Mirëpo, dëshiroj të theksoj që mbetet edhe shumë për të bërë. Shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, zbatimi i plotë i ligjeve, zbatimi i agjendës evropiane, janë disa nga sfidat që ne ballafaqohemi çdo ditë dhe kërkojnë një përkushtim dhe angazhim të përbashkët nga të gjithë ne.
Të nderuar të pranishëm,
Zbatueshmëria e ligjeve, luftimi i dukurive negative si, krimi i organizuar korrupsioni etj. mbesin plagë të rënda për shoqërinë dhe shtetin tonë.
Andaj ju inkurajoj që të gjithë së bashku të përkushtohemi maksimalisht për luftimin e këtyre dukurive dhe sigurimin e një ambienti ku të gjithë qytetarët e Kosovës jetojnë dhe gëzojnë të drejta të plota dhe trajtohen të barabartë para ligjit.
Personalisht mbetem shumë i përkushtuar për të parë hapa konkret nga të gjitha agjencitë dhe institucionet tjera që merren me fushën e rendit dhe ligjit.
Qeveria që unë drejtoj mbetet e përkushtuar për krijimin e një ambienti ku mbizotëron rendi dhe ligji dhe drejtësia si parime fundamentale të çdo shoqërie moderne.
Në fund duke ju përgëzuar dhe një herë për punën e bërë, ju inkurajoj që të vazhdoni punën e bërë, ju inkurajoj që të vazhdoni punën me përkushtim dhe më të lartë.
Ju faleminderit dhe suksese.
