Fjala e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Shkollës së mesme të Lartë, në Shtime


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë 1 shtator 2014

Të dashur nxënës,
Të nderuar mësues, prindër
I nderuari drejtor,
I nderuari kryetar Ismajli,
I nderuari ministër Buja
I nderuari ministër Mujota,
Të nderuar të gjithë të pranishëm

Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju dëshiroj të gjithëve fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, juve të gjithë këtu në Shtime, dhe në gjithë Republikën e Kosovës për vitin akademik 2014/2015. Urime dhe suksese!

Investimi në edukim ka qenë dhe do të mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës; investimi në infrastrukturë sa më moderne, infrastrukturë evropiane si kjo që është sot në Shtime, investimi në reforma, investimi në rritjen e mirëqenies sociale të mësimdhënësve dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Prandaj sot, jemi këtu në Shtime për të uruar këtë vit shkollor të gjithë mësimdhënësit, nxënësit, prindërit, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë për të shprehur edhe njëherë zotimin edhe timin si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Qeverisë së Kosovës, ministrisë së arsimit, se edukimi edhe në të ardhmen do të mbetet si një nga çështjet kryesore që ne do të vazhdojmë të fokusohemi.

Kam besim të plotë se ne duke investuar në edukim, po investojmë në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, po investojmë në rininë evropiane të Kosovës, po investojmë në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve tonë, por edhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Ne do të jemi gjithmonë së bashku për t’i dëgjuar këshillat dhe rekomandimet e mësimdhënësve, të prindërve, për nevojat, kërkesat dhe nevojat që kanë ata, qoftë autoritete komunale, qoftë në nivel qendror.

Ndihme shumë mirë dhe krenar, që sot, edukimi në Kosovë ka tejkaluar si standard disa vende të rajonit, por qëllimi dhe synimi ynë ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet arritja e standardit evropian dhe unë jam i bindur se bashkërisht do të arrijmë nivelin e edukimit evropian shumë shpejt në Republikën e Kosovës.

Të nderuar të pranishëm,

Institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërtohen shumë shpejt.

Ne në ditët e ardhshme do të ftojmë për konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për të zgjedhur Qeverinë e re dhe, të jeni të bindur se menjëherë do të vazhdojmë implementimin e plotë të misionit të ri dhe, nga janari i vitit të ardhëm të gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës, të gjitha profilet, do t’i kenë rrogat e tyre më të larta prej 25 për qind.

Prandaj, unë pres respektim prej të gjithëve, prej gjithë spektrit politik, që të respektojnë të gjithë, pa dallim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket zgjedhjeve të lira dhe ndërtimin e institucioneve të ardhshme.

Askush nuk do të mund të cenojë rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës, askush nuk mund t’a përmbys vullnetin e qytetarëve të vendit tonë të shprehur më 8 qershor.

Prandaj, unë kam besim të plotë se ne do të gjejmë forcë dhe vullnet të mire, që të ndërtojmë në ditët e ardhshme institucionet stabile dhe efikase, që do ta qojnë Kosovën përpara.

Prandaj urime dhe punë të mbarë të gjithëve!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors