Do të vazhdohet projekti i filluar për bartjen, nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore për në Muzeun e Kosovës, të rrobave dhe artefakteve të personave të zhdukur të luftës, të identifikuar


Image

Prishtinë, 23 shtator  2013

Në takimin e mbajtur sot, në mes të përfaqësuesve të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Departamentit të Mjekësisë Ligjore dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është vendosur që të vazhdohet projekti i filluar për bartjen, nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore për në Muzeun e Kosovës, të rrobave dhe artefakteve të personave të zhdukur të luftës, tashmë të identifikuar.

Projekti i filluar, në muajin Prill, të vitit 2011, më ç’rast ishin bartur dhjetë setet e para të rrobave dhe artefakteve të personave të zhdukur, do të vazhdohet edhe në vijimësi deri në bartjen e të gjitha rrobave dhe artefakteve, sipas listës zyrtare të përgatitur nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore.

Një aktivitet i tillë, ka përkrahjen edhe të Shoqatave Familjare të Personave të Zhdukur, meqë ka filluar edhe si kërkesë e familjeve që këto rroba dhe artefakte të kenë trajtim adekuat profesional, por që njëherit kanë edhe rëndësinë historike dhe faktografike mbi periudhën e luftës çlirimtare të viteve 1998 –’99, në Kosovë.

Gjatë javës në vijim, do të diskutohen hollësitë e nevojshme për implementimin e plotë të këtij projekti, përfshirë klasifikimin, konservimin, hapësirën e nevojshme, ekspozimi eventual të të gjitha këtyre rrobave dhe artefakteve, të cilat sipas Departamentit të Mjekësisë Ligjore janë jashtë interesit forensik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors