DEMANT I ZYRËS SË KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


Image

Prishtinë, 12 mars 2014

Zyra e Kryeministrit të Kosovës demanton lajmin e pavërtetë të publikuar në një të përditshme kosovare se kinse prokurori Williamson e ka marrë në pyetje Kryeministrin Hashim Thaçi.

Kjo është plotësisht e pavërtetë.

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës rikujton se liria e medias dhe e shprehjes së lirë nënkupton mbi të gjitha përgjegjësinë profesionale dhe etike, që duhet të bazohet në plasimin e lajmit të saktë, vetëm pasi të jenë bërë verifikimet përkatëse.  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors