Deklaratë për media e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi


Image

Prishtinë, 27 tetor 2014

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës , Hashim Thaçi, dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Milot Hasimja, dhe konsideron se ky është një akt i drejtuar kundër vlerave të demokracisë, lirive të njeriut dhe shprehjes së lirë.

Aktet e këtilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme, ngase cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe të  mendimit, që përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë dhe shtetit që po e ndërtojmë.

Qeveria e Republikës së Kosovës i dëshiron shërim sa më të shpejtë gazetarit Hasimja, dhe kërkon veprimin e shpejtë dhe të vendosur të organeve kompetente, në mënyrë që akterët e këtij sulmi të marrin dënimin e merituar – thuhet në deklaratën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors