Deklaratë e Kryeministrit Thaçi pas anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s


Image

Prishtinë, 7 prill 2014
 
Mendoj se është një hap i rëndësishëm dhe historik për shtetin tonë të ri. Është një vlerësim gjithë ndërkombëtar për shtetin tonë, është një vlerësim i familjes euroatlantike për hapat e rëndësishëm që i ka arritur Kosova.
 
Është hapi prej më të rëndësishmëve i kohëve të fundit. Kjo dëshmon që tash kur po e themelojmë edhe Ushtrinë e Kosovës – Forcat e Armatosura të Kosovës, kemi bërë edhe hapin zyrtar të fillimit të integrimit të Kosovës në NATO, duke vazhduar pastaj për “Partneritetin për Paqe” dhe definitivisht edhe anëtarësimin zyrtar në NATO.
 
Pra, e sotmja dhe e ardhmja e Kosovës është e ardhme euroatlantike. Urime dhe përgëzime të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors