Deklaratë e kryeministrit Hashim Thaçi për zhvillimet aktuale në vend


Image

Prishtinë, 25 shtator 2014

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës është përgjigjur në interesimin e gazetarëve për zhvillimet aktuale në procesin e ndërtimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.

“Ne të gjithë duhet ta respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duhet të respektojmë ligjet e Kosovës. Gjithë spektri politik duhet t’i respektoj në interesat e vendit dhe interesat e qytetarëve.

Ne kemi dhënë mesazhin më të mirë me organizimin e zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe transparente. Ishte ky një sukses i përbashkët i gjithë spektrit politik dhe qytetarë, kështu që unë jam optimist se përsëri ne do t’i japim përgjigjen më të mirë të mundshme qytetarëve për të ndërtuar institucione stabile, efektive dhe efikase – institucione që zotohen se do të punojnë edhe më tepër për zhvillimin ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, natyrisht për të punuar për integrimin e Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ky ka qenë edhe mesazhi i Misionit të Ri, misionit fitues. Edhe kjo rrugë është pjesë e misionit fitues.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors