Deklaratë e Kryeministrit Hashim Thaçi lidhur me bisedimet me Serbinë


Image

Prishtinë, 4 nëntor 2012
 
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me bisedimet me Serbinë, kryeministri Thaçi ka deklaruar se për këto bisedime është informuar Parlamenti i Kosovës, por edhe gjithë spektri politik Kosovar.

Është me rëndësi që është ndërtuar një konsensus i gjerë i spektrit politik në Kosovë e kemi një mbështetje të gjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për këto bisedime.

Platforma ime e bisedimeve do të jetë, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, rezoluta e Kuvendit të Kosovës.  Prandaj ne do të punojmë për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë në gjithë vendin.

Si nevojë urgjente është fillimi apo vazhdimi i bisedimeve për të gjitha marrëveshjet që i kemi arritur në Bruksel, siç është  menaxhimi i integruar i kufijve, pastaj largimi i plotë i të gjitha strukturave paralele të sigurisë dhe drejtësisë që financohen dhe mbështeten nga Beogradi, identifikimi i personave të zhdukur gjatë luftës etj.

Ky proces do të mbyllet me integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO, por edhe me njohjen reciproke të Kosovës nga ana e Serbisë.

Ne punojmë bashkërisht me opozitën dhe po fokusohemi për një lëvizje përpara të proceseve. Jemi të përfshirë këtu edhe me opozitën, pra me LDK dhe me AAK.

Ne kurdoherë që kemi qenë të bashkuar dhe kemi vepruar si të bashkuar kemi dalë të suksesshëm.

Edhe tani në këtë proces janë të përfshirë spektri politik më i gjerë i mundshëm dhe sigurisht se kjo çështje tejkalon interesat e politikës ditore, tejkalon interesat partiake, është çështje madhore, është interesi shtetëror dhe do të veprojmë dhe punojmë bashkërisht dhe sukseset sigurisht që do të jenë të prekshme.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors