Buqeta lulesh në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Paris


Image


Image

Prishtinë, 14 nëntor 2015
 
Të shtunën, para Ambasadës së Francës në Prishtinë, janë vendosur buqeta lulesh në nderim të viktimave të sulmeve terroriste që ndodhën të premten në Paris.
 
Në emër të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, një buqetë me lule, në nderim të viktimave të pafajshme, është vendosur nga shefja e stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi.
 
Dumoshi, po ashtu, është takuar me ambasadoren franceze, Maryse Daviet, duke i përcjell ngushëllimet më të sinqerta të kryeministrit Mustafa, për familjarët e viktimave, popullin dhe Qeverinë Franceze, në këto momente të vështira.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors