15.01.2022

Në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryeministri Kurti bëri homazhe në varrezat në Reçak

Reçak, 15 janar 2022

Në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca bënë homazhe dhe vunë kurorë lulesh të freskëta në Kompleksin Memorial të Reçakut, ku janë varrosur trupat e 45 viktimave të masakrës së kryer nga forcat serbe të sigurisë, më 15 janar 1999.

Pas homazheve, të tre udhëheqësit shtetërorë, së bashku me të mbijetuarin e masakrës së Reçakut, Ramë Shabani dhe dëshmitarin Metush Ramadani, ecën deri tek vendi i krimit, në lugun e quajtur Kodra e Bebushit.

Aty dëgjuan rrëfimin e të mbijetuarit Ramë Shabani, i cili ishte 33-vjeçar, kur më 15 janar 1999 forcat serbe të sigurisë ia vranë vëllain 22 vjeçar dhe 11 të afërm të tij.