07.01.2022

Kryeministri Kurti i shprehë ngushëllime familjes Veseli, për ndarjen nga jeta të Ajshe Veselit

 

Prishtinë, 7 janar 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit.

Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, tha kryeministri Kurti.

Agjenda

Të gjitha