Zyra e Kryeministrit

Njësia për Auditim të Brendshëm

Misioni i Njësisë për Auditim të Brendshëm (NjAB)

NjAB ka për qëllim të ofroj shërbime të pavarura, objektive, siguruese dhe këshillëdhënëse të
dizajnuara që të shtojnë vlerën dhe të përmirësojnë operacionet e Zyrës së Kryeministrit. NjAB
i ndihmon Zyrës së Kryeministrit që të arrij objektivat e saja, duke sjellë një qasje sistematike
dhe të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar efektivitetin e proceseve të menaxhimit të
rrezikut, kontrollit dhe qeverisjes.

NjAB funksionon në bazë të ligjit nr.06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
ku funksionin e saj e ushtron në mënyrë të pavarur dhe i raporton drejtpërdrejtë vetëm
Udhëheqësit të subjektit të sektorit publik (USSP-Kryeministri) dhe e njofton Komitetin e
Auditimit. Në raport me strukturat tjera organizative në Zyrën e Kryeministrit, NjAB ka
pavarësinë funksionale në planifikimin e punës së auditimit, në kryerjen e auditimit dhe në
raportim.

Funksionet e Njësisë për Auditim të Brendshëm

1. Ofron siguri të pavarur dhe objektive për udhëheqësin e subjektit të sektorit publik për
përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe
ofron këshilla për përmirësimin e tij;

2. Shërbimi i sigurisë është shqyrtim objektiv i dëshmisë me qëllim të ofrimit të vlerësimit të
pavarur të qeverisjes, menaxhimit të rrezikut dhe proceseve të kontrollit të subjektit të
sektorit publik;

3. Fushëveprimi i shërbimit këshillëdhënës bëhet në pajtim me udhëheqësin e subjektit të
sektorit publik, që përfshinë shërbimet e këshillimit, konsultimit dhe shërbimet e trajnimit,
me qëllim që të ndihmojë subjektin e sektorit publik për të arritur objektivat e tij.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë për Auditim të Brendshëm

Kryen auditime të brendshme në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet dhe
standardet profesionale të nxjerra nga organet qendrore, në pajtim me legjislacionin në
fuqi;

Pas përfundimit të çdo auditimi, raporti i auditimit i dërgohet udhëheqësit të subjektit të
sektorit publik dhe aty ku është kryer auditimi;

Ofron rekomandime për përmirësimin në ngritjen e ekonomizimit, efikasitetit dhe
efektivitetit të veprimtarive të Zyrës së Kryeministrit;

Monitoron zbatimin e rekomandimeve në mënyrë sistematike sipas planit të veprimit të
miratuar nga udhëheqësi i subjektit të sektorit publik;

Drejtori i NjAB-së përgatit dhe dorëzon planin strategjik dhe planin vjetor për rishikim dhe
miratim tek udhëheqësi i subjektit të sektorit publik dhe te Komiteti i Auditimit;

Bashkërendimin e ndërveprimit me Njësinë Qendrore Harmonizuese dhe me institucionet
e auditimit të jashtëm, para dorëzimit të regjistrave apo raporteve palëve të jashtme,
drejtori i njësisë së auditimit të brendshëm merr aprovimin nga udhëheqësi i subjektit të
sektorit publik;

Drejtori i NjAB-së përgatit dhe dorëzon raportin e gjashtëmujorit të parë dhe të dytë, si dhe
raportin vjetor tek udhëheqësi i subjektit të sektorit publik, komiteti i auditimit dhe te
Njësia Qendrore Harmonizuese në kuadër të MFPT;

Bashkëpunon me Komitetin e Auditimit të Brendshëm;

Të gjithë auditorët e Njësisë për auditim të brendshëm marrin pjesë në trajnime dhe në
zhvillim të vazhdueshëm profesional të nevojshëm për të mirëmbajtur, ruajtur çertifikatën
profesionale të auditimit të brendshëm, ndërsa udhëheqësi i subjektit të sektorit publik
siguron buxhet të mjaftueshëm për këtë qëllim.

Lumni Kryeziu
Drejtor i Njësisë për Auditim të Brendshëm
E–mail: lumni.kryeziu@rks-gov.net

Lyra Osmani
Auditore e Brendshme
E-mail: lyra.osmani@rks-gov.ne

×