Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Redžepi priti në takim drejtorin e Fondacionit Arsimor “Marif”, z. Oguz Hamza Yilmaz

13 Dhjetor, 2022

Prishtinë, 13 dhjetor 2022

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi priti sot në takim drejtorin e Fondacionit Arsimor “Marif”, z. Oguz Hamza Yilmaz dhe të ftuar nga Qeveria e Republikës së Turqisë, përgjegjës për vlerësimin e institucionit “Marif”

Në një atmosferë të përzemërt u diskutua për aktivitetet vendore dhe ndërkombëtare të Fondacionit në fushën e arsimit dhe edukimit, zyrat përfaqësuese të Fondacionit në Kosovë dhe rajon, si dhe për rejtingun e Fondacionit në mesin e qytetarëve të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja vlerësoi punën e deritanishme të “Marif”-it si pozitive, si dhe vlerësoi përkushtimin, disiplinën dhe profesionalizmin e ekipit në përçimin e njohurive te studentët si mision parësor dhe fisnik.

Ajo po ashtu ofroi mbështetjen e Qeverisë në segmente ku mund të gjenden hapësira bashkëpunimi, si dhe çfarëdo ndihme që është brenda mundësive të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe të planit programor të Ministrisë së Arsimit.

Last modified: 14 Dhjetor, 2022

Comments are closed.

×