Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Redžepi organizoi tryezë lidhur me regjistrimin e ardhshëm të popullsisë

3 Shkurt, 2023

Prishtinë, 3 shkurt 2023

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, së bashku me kryesinë e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mbajtën takimin e parë informues për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë së Republikës së Kosovës, e ku morën pjesë përfaqësues të të gjitha komuniteteve në vendin tonë.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi ndër të tjera theksoi se të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në gjithë territorin e vendit tonë, pa dallim kombësie dhe etnie, duhet t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë në mënyrë që institucionet tona të kenë të dhëna reale dhe të sakta për numrin e banorëve, për të vazhduar të mbështesin OJQ-të dhe mediat, të cilat do të fokusohen në fushatën mediatike dhe ofrimin e informacionit në të gjitha gjuhët për rëndësinë e regjistrimit.

U theksua nevoja e inkurajimit të mediave dhe OJQ-ve, që me kontributin e tyre maksimal si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, veçanërisht në komunat ku jetojnë përfaqësues të komuniteteve joshumicë. Po ashtu u tha se të gjithë së bashku – sikurse organizatat joqeveritare, si përfaqësuesit politikë – në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave, do të duhej të angazhohen që regjistruesit nga të gjitha komunitetet ta ndihmojnë procesin e qasjes së të gjithë qytetarëve në regjistrimin e popullsisë.

U theksua se regjistrimi i popullsisë dhe banimeve është një anketë e madhe statistikore që synon të mbledhë të dhëna bazë për shpërndarjen territoriale dhe përbërjen e popullsisë.

Po ashtu u tha se në fazën e ardhshme do të mbahen më shumë takime dhe konferenca të tilla kushtuar regjistrimit të popullsisë në vendin tonë, i cili pritet të bëhet në shtator të këtij viti.

Last modified: 6 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×