Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Redžepi në Samitin e Sofjes: Në Kosovë jetojmë të gjithë bashkë – shqiptarë dhe joshqiptarë

4 Dhjetor, 2022

Sofje, 4 dhjetor 2022

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Emilija Redžepi, mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor “Western Balkans Summit” në Sofje, kushtuar procesit të zgjerimit të mëtejmë të BE-së edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, në të cilën morën pjesë edhe deputetë të BE-së, nga Bullgaria, Polonia, Gjermania, Hungaria dhe Kroacia.

Zëvendëskryeministrja e Redžepi shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë për vendin tonë. “Faleminderit për përpjekjet tuaja për të na lehtësuar dhe ndihmuar në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për ne, ky është prioriteti numër një. Ne jemi të vetmit njerëz në Ballkan dhe Evropë që nuk kemi të drejtë të udhëtojmë lirshëm. Edhe si qeveri edhe si shoqëri i kemi përmbushur të gjitha detyrimet e vendosura nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian. Si qeveri e re ne po ndërtojmë një shtet normal demokratik dhe po bashkë bëjmë gjithë çfarë është e mundur të fokusohemi në të drejtat shtetërore, luftën kundër korrupsionit, reformën arsimore dhe sistemin shëndetësor. Në këtë kuptim ndihma juaj, veçanërisht ndihma e Republikës së Bullgarisë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Unë shpreh mirënjohjen time për Bullgarinë dhe për të gjithë ju që po ndihmoni në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Po ashtu, Zëvendëskryeministrja Redžepi foli edhe për marrëdhëniet e republikës së Kosovës me Serbisë. Ajo theksoi se jemi të detyruar si shtet ta respektojmë marrëveshjen e Brukselit, pra edhe targat si pjesë e marrëveshjes së Brukselit.
Në Kosovë jetojmë të gjithë bashkë – shqiptarë dhe joshqiptarë. Serbët, boshnjakët, turqit, goranët dhe romët dhe gjithë popujt e tjerë, tha Zëvendëskryeministrja Redžepi.

 

Last modified: 5 Dhjetor, 2022

Comments are closed.

×