Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Redžepi: Kosova ka gra që janë të suksesshme në çdo segment të shoqërisë

13 Dhjetor, 2022

Prishtinë, 12 dhjetor 2022

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi pjesë në prezantimin e fushatës “Bodyright” të organizuar nga UNPFRA, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e të drejtave të grave në Kosovë.

Në fjalën e saj znj. Redžepi ndër të tjera theksoi se vetëm me forca të përbashkëta mund të adresohet solidaritet dhe unitet për çështjen e të drejtave të grave, për çështjen e dhunës ndaj tyre, si dhe për barazinë gjinore në shoqërinë tonë siç e meriton çdo grua.

‘’Çështja është ta ndryshojmë veten, kulturën tonë, të ndërtojmë një jetë normale dhe të barabartë gjinore në familje, në shkollë, në mjedisin ku jetojmë, në institucionet ku punojmë si dhe përgjithësisht në shoqëri, e ku gratë japin një kontribut të madh’’, u shpreh Zëvendëskryeministrja Rexhepi. Ajo vuri në dukje se Kosova ka gra që janë të suksesshme në çdo segment të shoqërisë, dhe që sigurisht se nuk lejojnë të abuzohen a terrorizohen vetëm pse janë gra.

Po ashtu, Zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi falënderoi z. Kennedy që ka përzgjedhur e Kosovën për këso konference dhe fushate dhe theksoi pasjen e mbështetjes institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Last modified: 14 Dhjetor, 2022

Comments are closed.

×