Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Redžepi: Gratë janë një shtyllë e shoqërisë sonë

15 Dhjetor, 2022

Prishtinë, 15 dhjetor 2022

Nën patronatin e Zëvendëskryeministres për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, u mbajt ceremonia e parë e ndarjes së çmimeve për gratë më të suksesshme të Republikës së Kosovës nga të gjitha komunitetet, ‘Kurora e Artë’.

Zëvendëskryeministrja znj. Emilija Redžepi me këtë rast iu drejtua të pranishmëve me një fjalim frymëzues për të gjitha gratë, të drejtat e arritjet dhe sukseset të cilave përmes rrjedhës dhe progresit historik kanë lënë gjurmë. “Gratë janë një shtyllë e shoqërisë sonë dhe meritojnë të gjitha të drejtat dhe mundësitë për të pasur sukses dhe arritje sa më të larta. Ato janë ngrohtësia e çdo shtëpie dhe drita në të gjitha fushat në të cilat punojnë aktivisht dhe kontribuojnë për shoqërinë tonë. Kjo ceremoni është dëshmi se ju nuk jeni vetëm dhe se keni mbështetjen time dhe të Qeverisë theksoi Zëvendëskryeministrja Redžepi. Me këtë ceremoni, e cila përfaqëson të parën nën organizimin e kabinetit tonë, dëshirojmë të sforcojmë traditën e sukseseve tuaja dhe të çdo gruaje, pavarësisht se cilit komunitet etnik i përket, duke theksuar kështu barazinë dhe rëndësinë e të gjitha grave në vendin tonë.

“Zëri ynë mërmëriti butësisht nëpër poret e kohërave e të së kaluarës sonë. Ne sforcuam zërin dhe qëndrimin tonë, prekëm ëndrrat pa synimin për t’u kthyer pas. Përpara, suksesshëm të denja, të zëshme dhe më të vendosura se kurrë!”, vlerësoi Zëvendëskryeministrja Redžepi.

 

Last modified: 19 Dhjetor, 2022

Comments are closed.

×