Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi mbajti konferencë kushtuar problemeve dhe sfidave të komunitetit rom në Kosovë

26 Tetor, 2022


Prizren, 26 tetor 2022

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, ka mbajtur konferencë kushtuar problemeve dhe sfidave të komunitetit rom në Kosovë.
Duke u solidarizuar me përpjekjen të komunitetit rom, ajo tha se i ofrojnë mbështetje unike institucionale zbatimit të gjuhës rome në Komunën e Prizrenit.

Në këtë konferencë, Zëvendëskryeministrja Redžepi ka thënë se Qeveria po punon për zhdukjen e paragjykimeve dhe diskriminimit. “Këtë e bënë përmes politikave të ndryshme, siç është edhe Strategjia per integrimin e komuniteteve Rom dhe Ashkali dhe politika tjera, me qellim të përmirësimit të pozitës së romëve”, tha ajo, duke shtuar se punësimi i komunitetit rom është prioritet për qeverinë tonë.

Zëvendëskryeministrja Redžepi mbështeti fuqishëm kërkesën për njohjen e gjuhës rome në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit dhe gjithashtu inkurajoi institucionet lokale në miratimin e kësaj kërkese të komunitetit rom.

Ne këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga Komuna e Prizrenit, anëtarë të shoqërisë civile nga komuniteti rom, organizata ndërkombëtare dhe ambasadave, ku është diskutuar edhe për arsimin, punësimin dhe çështjet ekzistenciale të këtij komuniteti.

Last modified: 17 Nëntor, 2022

Comments are closed.

×