Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri qëndroi në Tiranë për Festën e 28 Nëntorit

1 Dhjetor, 2014

Prishtinë, 1 dhjetor 2014
 
Me ftesën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri qëndroi në Tiranë për festën e pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit kombëtar, ku mori pjesë në ceremoninë  ndarjes së dekoratave për figura të shquara dhe darkën zyrtare të organizuar nga Presidenti Nishani.
 
Me këtë rast, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri u takua me Presidentin e Shqipërisë z.Bujar Nishani, të cilit në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës i uroi festën e pavarësisë dhe të flamurit kombëtar shqiptar, duke uruar që gjithnjë të na prijnë idealet kombëtare në rrugën e zhvillimit dhe integrimeve euro-atlantike. Presidenti Nishani nga ana tij shprehu mbështetjen dhe dëshirat që shteti i Kosovës të prosperojë dhe të forcohet sa më shumë dhe se Shqipëria do të mbetet një krahë i fortë për Kosovën.
 
Në kuadër të aktiviteteve për nder të 28 nëntorit, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri takoi edhe përfaqësuesit e qeverisë, politikanë dhe intelektualë të Shqipërisë, në mesin e të cilëve Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ish-Kryeministrin Sali Berisha, ministra të qeverisë e shumë personalitete të tjera.
 
Gjatë darkës zyrtare, zëvendëskryeministrja Tahiri bisedoi me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministra tjerë, Ditmir Bushati, ministër i jashtëm, Nasip Naqo, ministër i drejtësisë, Mirela Kumbaro, ministre e kulturës dhe shefin e shtabit të  ushtrisë së Shqipërisë,  Jeronim Bazo, e shumë personalitete tjera. Në takimet në fjalë u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve në kuadër të avancimit të vizionit euro-atlantik për shtetet dhe kombin tonë.
 
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri zhvilloi një drekë miqësore me Johnatan Moore, aktualisht shef i OSBE-së në Bosnje e Hercegovinën, të cilin e uroi për dekoratën e dhënë nga Presidenti i Shqipërisë  dhe e falënderoi atë për gjithë angazhimet dhe mbështetjen për pavarësinë e Kosovës në më shumë se dy dekada të angazhimit të tij si përfaqësues i Qeverisë Amerikane.
 
Këtë vit për nderë 102 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti Nishani dekoroi edhe personalitete të shquara historike dhe akademike të Kosovës, Isa Boletinin, Ali Aliun, Mark Krasniqin dhe Idriz Ajetin.

Last modified: 1 Dhjetor, 2014

Comments are closed.

×