Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri priti sot në takim delegacionin e Kombeve të Bashkuara

4 Dhjetor, 2014

Prishtinë, 4 dhjetor 2014
 
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës znj. Edita Tahiri ka pritur sot në takimin delegacionin e Kombeve të Bashkuara të kryesuar nga Z. Danilo Rosales Diaz, Udhëheqës i Ekipit për Divizionin e OKB-së për Evropë dhe Amerikë Latine dhe Z. Akylbai Eleusizov, Udhëheqës i deskut për Kosovën që ishin të shoqëruar nga Z. Jolyon Naegele, Drejtor i Zyrës për Çështje Politike në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
 
Zëvendëskryeministrja Tahiri fillimisht foli për zhvillimet e përgjithshme politike në vend dhe procesin e formimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet nacionale të sivjetme. Me këtë rast, ajo vuri theksin te angazhimet prioritare të Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e një mirëqenie për gjithë qytetarët në planin e brendshëm, si dhe jetësimin e vizionit euro-atlantik për Kosovën me integrimin e sajë në BE, NATO, OKB dhe institucione tjera relevante.
 
Z. Tahiri potencoi se Kosova është një patner serioz në përpjkejet globale dhe rajonale për një botë më paqësore dhe më të sigurtë. Politikat vizionare të Kosovës janë dëshmuar edhe me kontributin tonë të vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në rajon dhe angazhimet për fqinjësi të mirë në kuadër të dialogut të Brukselit.
 
Zëvendëskryeministrja Tahiri foli gjithashtu edhe për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin që do të kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë duke kërkuar shtim të angazhimeve të OKB-së që kjo problematik të adresohet tek institucionet kompetente, si dhe theksoi se jemi në pritje të konfirmimit të takimit nga OKB në New York që ky takim të realizohet sa më shpejtë në mënyrë që Bordi i Grave ta dërgoj peticioninin në fjalë.
 
Delegacioni i OKB-së i kryesuar nga z. Danilo Rosales Diaz vlerësoi zhvillimet pozitive në Kosovë me theks të veçantë foli për të arriturat e dialogut të Brukselit duke inkurajuar palët për shtim të angazhimeve për zbatim të plotë të saj.

Last modified: 4 Dhjetor, 2014

Comments are closed.

×