Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi zhvilloi takim në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi

23 Shkurt, 2022

 

Bruksel, 23 shkurt 2022

Gjatë qëndrimit në Bruksel, për raundin e dialogut Kosovë-Serbi, Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u takua me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, z.Oliver Varhelyi.

Në takim u diskutua mbi fushat me rëndësi në lidhje me procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. U garantua mbështetja në lidhje me fushën e energjisë dhe tranzicionit drejt energjisë së gjelbër. Gjithashtu u fol dhe për përkrahjen e BE-së në reformën për administratën publike dhe mundësinë e mbështetjes teknike në kuadër të këtij procesi. U vlerësua angazhimi në fushën e sundimit të ligjit, dhe u ritheksuan progreset e Kosovës në këtë drejtim.

Gjithashtu u fol dhe për projekte potenciale që do përfshihen në kuadër të mekanizmit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA III) dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit përmes ndihmës financiare dhe ekspertizës që Bashkimi Evropian mund të ofrojë për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Last modified: 23 Shkurt, 2022

Comments are closed.

×