Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvořák

17 Maj, 2022

Prishtinë, 17 maj 2022

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvořák.

Së pari, zëvendëskryeministri Bislimi e falenderoi zëvendësministrin për vizitën e tij në Kosovë. Gjatë takimit, u diskutua mbi progresin e Kosovës në fusha si ekonomia, sundimi i ligjit dhe luftimin e korrupsionit. Zëvendësministri Dvorak u interesua për mundësitë që Kosova ofron për investitorët potencial të Çekisë.

Gjithashtu, u trajtuan temat si liberalizimi i vizave, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe objektivi për aplikim për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE gjatë pjesës së dytë të vitit ku Republika Çeke do mbajë dhe Presidencën në Këshillin e BE.
Zëvendësministri Dvořák afirmoi mbështetjen e tij ndaj agjendës evropiane të Kosovës. Zëvendëskryeministri Bislimi potencoi angazhimin maksimal të Kosovës dhe përkushtimin në përmbushjen e objektivave në rrugën drejt BE.

Përsa i përket agresionit rus në Ukrainë, zëvendësministri vlerësoi pozicionimin e qartë të Kosovës krah Ukrainës dhe BE, duke miratuar edhe së fundmi pako të re të sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

 

Last modified: 19 Korrik, 2022

Comments are closed.

×