Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim OSHC-të, komunitetin e biznesit dhe sindikatat rreth Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II)

12 Nëntor, 2021

Prishtinë, 12 nëntor 2021

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mbajti takim konsultues me Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC), komunitetin e biznesit dhe sindikatat rreth Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II).

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se akterët e shoqërisë civile, komuniteti i biznesit dhe sindikatat janë partnerë në zbatimin e reformave për integrim në BE dhe qeveria do të bashkëpunojë në kontekstin e prioriteteve politike që rrjedhin nga Agjenda e Reformave Evropiane. Ai njoftoi se do të ketë takime tremujore me OSHC-të dhe takime shtesë sektoriale me ritëm më të shpeshtë.

Përfaqësues nga OSHC-të, komuniteti i bizneseve dhe sindikatat e mirëpritën nismën për konsultime dhe kërkuan që të ketë konsistencë. Ata gjithashtu ofruan gatishmërinë që të kontribuojnë në fushat e tyre përkatëse brenda shtyllave të Agjendës për Reforma Evropiane ERA II.

Last modified: 12 Nëntor, 2021

Comments are closed.

×