Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim emisarët e Gjermanisë dhe Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Anžej Frangeš

10 Nëntor, 2022

Prishtinë, 10 nëntor 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe të Dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, i shoqëruar nga Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.

Në takim, u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe hapat e ardhshëm në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se është koha për të diskutuar rreth marrëveshjes kornizë, që çon drejt normalizimit të plotë të raporteve dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj ligjshmërisë dhe kushtetuetshmërisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazisë, shërbimit ndaj qytetarëve, paqes dhe sigurisë.

Bashkëpunimi, koordinimi dhe thellimi i marrëdhënieve me shtetet e Gjermanisë dhe të Sllovenisë, janë tejet të rëndësishme për Kosovën, si partner dhe aleat të fuqishëm të vendit tonë.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.

×