Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim drejtorin e BERZH në Kosovë, Sergiy Maslichenko

23 Mars, 2023

Prishtinë, 23 mars 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim drejtorin e BERZH në Kosovë, Sergiy Maslichenko.

U diskutua mbi projektet e përbashkëta që prekin veçanërisht sektorin e energjisë dhe infrastrukturës si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.

BERZH do të vijojë mbështetjen ndaj vendit tonë në implementimin e këtyre projekteve. Qeveria u përgëzua dhe mbi Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031, të miratuar së fundmi, e cila u cilësua ambicioze dhe e rëndësishme në drejtim të fokusimit dhe objektivave që bart ndaj energjisë së gjelbër dhe të ripërtëritshme.

Duke shprehur vullnetin dhe dëshirën për të vijuar bashkëpunimin, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi drejtorin e BERZH në Kosovë për takimin dhe bisedën produktive.

 

Last modified: 23 Mars, 2023

Comments are closed.

×