Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim deputetin nga Parlamenti i Kroacisë, Domagoj Hajduković

13 Qershor, 2022

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në takim një delegacion nga Parlamenti i Kroacisë, i kryesuar nga deputeti i Parlamentit të Kroacisë, Domagoj Hajduković.

Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin rajonal, procesin e integrimit evropian të Kosovës përfshirë aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, liberalizmin e vizave dhe synimin e Qeverisë për aplikim për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Deputeti Hajduković, vlerësoi lartë raportet Kroaci-Kosovë dhe partneritetin frytdhënës dhe të vazhdueshëm mes dy vendeve. Gjithashtu, potencoi përkrahjen e Kroacisë ndaj Kosovës, për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe proceset e tjera integruese të rrugëtimit drejt BE-së.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi deputetin për vizitën, bashkëpunimin e ngushtë dhe vlerësoi mbështetjen e shtetit kroat ndaj Republikës së Kosovës.

Last modified: 14 Korrik, 2022

Comments are closed.

×