Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

7 Shkurt, 2023

Prishtinë, 7 shkurt 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Miqësia dhe partneriteti me Finlandën shtrihet në sfera të shumta të bashkëpunimit në mes dy vendeve tona. Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës në proceset e integrimit evropian. U riafirmua dhe nga ambasadori Nissinen mbështetja e palëkundur e shtetit të Finlandës në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. Kosova i përket familjes evropiane dhe hap pas hapi ecën drejt përmbushjes së objektivit strategjik dhe afatgjatë të anëtarësimit në strukturat dhe organizmat evropianë.

Në takim u diskutua dhe mbi procesin e dialogut ku Qeveria e Republikës së Kosovës ka një qasje aktive dhe konstruktive, është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara.

Last modified: 7 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×