Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në ceremoninë e betimit dhe certifikimit të 251 ushtarëve të rinj të FSK-së

29 Korrik, 2022

Prishtinë, 29 korrik 2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mori pjesë në ceremoninë e betimit dhe certifikimit të 251 ushtarëve të rinj të FSK-së, të organizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Në këtë ceremoni, u shënua dhe një arritje e përbashkët, ajo e rritjes së personelit ushtarak, ku brenda një viti jemi me mbi 1000 ushtarakë më shumë. Qeveria e Republikës së Kosovës është krenare për të gjithë personelin ushtarak dhe angazhimin e tyre në mbrojtjen e vendit dhe sigurimin e paqes.

Një nga objektivat e kësaj Qeverie është dhe anëtarësimi në aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO. Republika e Kosovës, së bashku me partnerët e saj perëndimorë dhe demokratik, ka vizionin afatshkurtër dhe afatgjatë të promovimit dhe kontribuimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.

Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi të gjithë ushtarët e rinj për përkushtimin e tyre fisnik ndaj vendit dhe i uroi suksese të mëtejshme në angazhimin e tyre.

Last modified: 29 Korrik, 2022

Comments are closed.

×