Zyra e Kryeministrit

U mbajtën punëtori për planifikim strategjik dhe operacional me katër ministri

30 Janar, 2022

Prishtinë, 30 janar 2022

Gjatë dy ditëve të fundjavës Zyra e Kryeministrit ka organizuar punëtori individuale për planfikim strategjik dhe operacional me kabinetet politike të katër ministrive: Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit; Ministrinë e Shëndetësisë; Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Në këto takime ministrat/et prezantuan arritjet dhe sfidat e ministrive të tyre gjatë vitit 2021, si dhe dhe planet e tyre për vitin 2022 e më tej.

Bashkëpunimi, komunikimi dhe bashkërendimi janë ndër vlerat kryesore që kjo qeveri i ka përbrendësuar qysh nga dita e parë e qeverisjes, dhe prej takimeve shterruese sikurse këto katër, po dëshmohet se janë bazament i duhur për planifikim dhe implementim të efektshëm të objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Punëtoritë do të vazhdojnë edhe me ministritë e tjera.

Last modified: 30 Janar, 2022

Comments are closed.

×