Zyra e Kryeministrit

U mbajt takimi i radhës i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

13 Shkurt, 2023

Prishtinë, 13 shkurt 2023

Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, i udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti sot takimin e tretë me radhë.

Në këtë takim u prezantua analiza mbi menaxhimin e arsimit dhe aftësimit profesional kundrejt nevojave të tregut të punës të Republikës së Kosovës si dhe u diskutua lidhur mbi reformimin e sistemit qeverisës të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP).

Të pranishëm në takim ishin ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe përfaqësues të ministrisë së Ekonomisë dhe ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve.

 

 

Last modified: 13 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×