Zyra e Kryeministrit

Takimi i Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile

19 Korrik, 2022

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Platformën Civikos, me datë 19 korrik 2022, organizuan takimin e Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile.

Këshilli për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile është mekanizmi kryesor i përhershëm që  koordinon të gjithë procesin e bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile. Në përbërje të këtij Këshilli janë 29 anëtarë dhe katër ekipe të punës që ndihmojnë në përmbushjen e mandatit të tij.

z.Arben Krasniqi, Zëvendës Sekretar në Zyrën e Kryeministrit, si Kryesues i këtij mekanizmi dhe znj. Donika Emini, si Bashkë kryesuese, kanë udhëhequr takimin e radhës të Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i të arriturave dhe sfidave të Këshillit në gjashtë mujorin e parë të viti 2022 si dhe planeve për të ardhmen. Gjithashtu në takim janë prezantuar e diskutuar edhe sfidat për çështjet që lidhën me procesin e konsultimeve me publikun, transparenca rreth financimit të OJQ-ve, promovimi i vullnetarizmit, ofrimi i shërbimeve nga OJQ-të, etj.

Gjatë këtij takimi z. Habit Hajredini, Drejtor në ZQM/ZKM ka prezantuar një përmbledhje për:

  • Raportin për mbështetjen financiare   publike për OJQ-të për vitin 2021
  • Raportin për konsultimet me publikun për vitin 2021.
  • Avancimin e Platformës për konsultimet me publikun  https://konsultimet.rks-gov.net;
  • Avancimin e Platformës për financimin publik të OJQ-ve http://ojqfinancime.rks-gov.net;

 

Last modified: 21 Korrik, 2022

Comments are closed.

×