Zyra e Kryeministrit

Shënohet për herë të parë Dita Memoriale e Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës

26 Korrik, 2022

Prishtinë, 26 korrik 2022

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës.

Në nderim të veprës së Enver Zymberit dhe policëve të rënë në detyrë, u shënua sot për herë të parë kjo ceremoni. Heronjtë tanë dhanë jetën e tyre në shërbim të vendit duke përmbushur detyrën e tyre të lartë shtetërore në kërkim të vendosjes së rendit, zbatueshmërisë së ligjit dhe mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit territorial.

Në mbledhjen e 24-të të Qeverisë, ishte propozuar që 26 korriku të shënohet si Dita e Policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Last modified: 26 Korrik, 2022

Comments are closed.

×