Zyra e Kryeministrit

NJOFTIM

31 Janar, 2008

Prishtinë, 31 janar 2008
 
Në mbështetje të nenit 1.3, pika d, të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19 për Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi, më 29 janar 2008, ka nxjerrë një vendim më anë të të cilit këshilltari politik i zëvendëskryeministrit, z. Ramë Manaj, z.Skënder Durmishi, emërohet koordinator i legjislacionit për Pakon e z. Martti Ahtisaari.

Me këtë rast z. Durmishi është mandatuar zyrtarisht për të udhëhequr procesin e koordinimit të të gjithë faktorëve dhe ekspertëve vendës me ekspertë të huaj rreth përgatitjes së projektligjeve që dalin nga pakoja e Ahtisarit, në mënyrë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë, më efikasitet të plotë dhe të jetë i koordinuar sa më mirë.
Në bazë të këtij vendimi z. Durmishi obligohet t’i raportojë rregullisht kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës.  Z. Durmishi ka filluar punën që nga dita e martë në postin e koordinatorit për ligjet e dala nga pakoja e z. Ahtisari.

Last modified: 31 Janar, 2008

Comments are closed.

×