Zyra e Kryeministrit

Nënshkruhet vendimi për Themelimin e Ekipeve të Punës të Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile

8 Nëntor, 2022

Prishtinë, 8 nëntor 2022

Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, Arben Krasniqi,  si Kryesues dhe znj. Donikë Emini, si bashkë-kryesuese e Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile, sot me 8 nëntor 2022, kanë nënshkruar Vendimin për Themelimin e Ekipeve të Punës të këtij Këshilli.

Këshilli për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile është mekanizëm kryesor i përhershëm këshillues që e koordinon të gjithë procesin e bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile dhe në përbërje të tij janë edhe katër ekipe të punës, që e ndihmojnë punën operacionale të tij.

Vendim-per-themelimin-e-ekipeve-te-punes-per-Keshillin-per-Bashkepunim-te-SHC

Last modified: 20 Shkurt, 2024

Comments are closed.

×