Zyra e Kryeministrit

Nën drejtimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurisë të Kosovës

3 Mars, 2014

Prishtinë, 3 mars 2014
 
Nën drejtimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurisë të Kosovës.
 
Në takim, Kryeministri Thaçi ka theksuar gjatë procesit dyvjeçar të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Kosovës është bërë hulumtimi i thellë i të gjitha aspekteve të sigurisë, për të identifikuar nevojat reale te vendit dhe qytetarëve të Kosovës, me qëllim të krijimit te një sektori, i cili është efektiv, efikas dhe i koordinuar në përballimin e nevojave te sigurisë në vend, dhe i cili do të garantojë marrjen e përgjegjësive për sigurinë e vendit tonë; vazhdimin e integrimit euro-atlantik të strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës; dhe sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.
 
Duke potencuar se ky është një projekt gjithëpërfshirës dhe transparent, i bërë me investim të konsiderueshëm të kohës dhe burimeve të institucioneve tona dhe të partnerëve ndërkombëtarë, Kryeministri Thaçi ka njoftuar anëtarët e Këshillit të Sigurisë të Kosovës se bazuar në konkluzionet e procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit te Sigurisë ka marrë vendim që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës, dhe rrjedhimisht të ndryshoje misionin, detyrat, strukturën dhe madhësinë, si dhe Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Ministria e Mbrojtjes së Kosovës
 
Në takim, Këshilli i Sigurisë ka miratuar Raportin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.
 

Last modified: 3 Mars, 2014

Comments are closed.

×