Zyra e Kryeministrit

Në Mynih, kryeministri Kurti takoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Tajani

19 Shkurt, 2023

Mynih, 19 shkurt 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Ai e falënderoi zëvendëskryeministrin Tajani për mbështetjen e Italisë, bashkëpunimin e afërt ndër vite dhe kontributin e vazhdueshëm për demokratizim dhe zhvillim të Ballkanit Perëndimor.

Diskutuan për mënyrat e thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Gjithashtu folën për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj, përkatësisht Italian dhe për përfitimet që mund të sjellë për të dy vendet forumi ekonomik italian në Kosovë, e i cili pritet të organizohet gjatë këtij viti.

Përveç bashkëpunimit në rrafshin ekonomik, biseduan edhe për format e bashkëpunimit bilateral në fusha tjera si ajo e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për procesin e dialogut dhe për propozimin evropian që krahas Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbështetjen edhe të Italisë.

Last modified: 19 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×