Zyra e Kryeministrit

Në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian, KryeministNë Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian, Kryeministri Kurti takoi profesionistë nga ky komunitetri Kurti takoi profesionistë nga ky komunitet

24 Qershor, 2022

Prishtinë, 24 qershor 2022

Në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim profesionistë nga ky komunitet.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, u bisedua për pozitën e komunitetit egjiptian në shoqëri.

Duke vlerësuar bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm, Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e gjendjes socio- ekonomike të këtij komuniteti.

Kryeministri potencoi nismat e Qeverisë që do të ndikojnë në rritjen e mundësive për edukim dhe punësim të komunitetit egjiptian. Ai veçoi bursat për studime në Fakultet të Edukimit dhe në drejtime të tjera të studimeve, si dhe hapin e rëndësishëm drejt realizimit të kuotës për punësim në institucione, vendimin për krijimin e ekipit ndërinstitucional për punësimin e komuniteteve.

Gjatë takimit u vlerësua puna e Qeverisë dhe u theksua impakti që ka pasur në grupe të ndryshme në Kosovë.

Last modified: 15 Korrik, 2022

Comments are closed.

×