Zyra e Kryeministrit

Ministrja Edita Tahiri priti Ambasadoren e Belgjikës, Anick Van Calster

10 Dhjetor, 2014

Prishtinë, 10 dhjetor 2014

Ministrja për dialogun Edita Tahiri ka pritur sot Ambasadoren e Belgjikës në Sofie, Anick Van Calster dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës belge në Kosovë,  Jean-Francois Brackman.

Në takim është biseduar për prioritetet e Qeverisë së re të Kosovës dhe angazhimet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, si dhe për procesin e  dialogut të Brukselit. 

Ministrja Tahiri ka theksuar se formimi i institucioneve të reja dje, që dolën nga zgjedhjet demokratike të këtij viti, ka hapur një kapitull të ri për qeverisjen e vendit i cili do të angazhohet fuqishëm për një shtet euroatlantik të Kosovës në interes të qytetarëve dhe komuniteteve. Ajo konfirmoi se Qeveria e re në programin e saj ka si një ndër prioritetet dialogun e Brukselit në kuadër të politikave për integrime evropiane, fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal. Ajo po ashtu foli për rezultatet dhe sfidat e procesit të implementimit duke thënë që pret intensifikimin e dialogut të Brukselit.

Ambasadorja e Belgjikës Anick Van Calster shprehu urimet për krijimin e Qeverisë së re duke rikonfirmuar se Belgjika do të vazhdoj angazhimet për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe do të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës. Ajo vlerësoi të rëndësishëm vazhdimin dhe përkushtimin për dialogun e Brukselit për fqinjësi të mirë me Serbinë si një kontribut për paqen në rajon. 
 

Last modified: 10 Dhjetor, 2014

Comments are closed.

×