Zyra e Kryeministrit

Mesazhi i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 11 vjetorit të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

11 Shtator, 2012

Në tekstin e mesazhit thuhet:

Prishtinë, 11 shtator 2012

Njëmbëdhjetë vite më parë, sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi kullat binjake në qytetin e Nju Jorkut të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënuan njërën na tragjeditë më të mëdha, që e goditi njerëzimin.

Me këtë akt, nuk u sulmuan vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me këtë sulm terrorist u sulmuan vlerat universale të lirisë dhe të demokracisë, vlera këto që identifikohen me SHBA-të.

Edhe në momente si këto, Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjetën forcën e duhur për t’i dhënë përgjigje atyre që paraqesin kërcënim për lirinë, demokracinë dhe të drejtat njerëzore kudo në botë.

Populli amerikan u bashkua si kurrë më parë, ndërsa shteti amerikan  çdo ditë po e dëshmon epërsinë e pakrahasuar të vlerave të demokracisë të lirisë, duke përmbysur  regjime diktatoriale, duke rritur hapësirën gjeografike dhe politike të shoqërive demokratike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti mik i popullit dhe institucioneve të Kosovës, ishte me ne në ditët e vështira, e po vazhdon të na qëndrojë pranë edhe në proceset e rëndësishme të hapave të parë si shtet plotësisht i pavarur dhe sovran.

Qytetarët dhe institucionet e Kosovës gjithmonë u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për mbështetjen e madhe në rrugën e lirisë dhe të ndërtimit të demokracisë të shtetit tonë të ri, të lirë, të pavarur dhe demokratik.

 

Last modified: 11 Shtator, 2012

Comments are closed.

×