Zyra e Kryeministrit

Mbledhja e 80 e Qeverisë

30 Maj, 2022

Prishtinë, 30 maj 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për Ministrinë e Shëndetësisë.

Me këtë rast, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për alokimin dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore deri në vlerën 1,768,300.93 € (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e treqind euro e nëntëdhjetë e tre cent), për pagesën e obligimeve kontraktuale të krijuara me lidhjen e kontratave me 1,271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19, për periudhën 15 mars – 15 qershor 2022.

Last modified: 31 Maj, 2022

Comments are closed.

×