Zyra e Kryeministrit

Mbledhja e 76-të e Qeverisë

11 Maj, 2022

Prishtinë, 11 maj 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 06/67 të datës 9 mars 2022, me të cilin i janë propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për kryetar dhe katër (4) anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit, në vend të z. Arbnor Tmava është propozuar z. Agon Ramadani për anëtar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Vendimi do të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Last modified: 13 Maj, 2022

Comments are closed.

×