Zyra e Kryeministrit

Mbledhja e 135-të e Qeverisë

20 Mars, 2023

Prishtinë, 20 mars 2023

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen Elektronike në të cilën ka ndarë 7,278,747.59 € për zbatimin e masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve. Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin  e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022.

Last modified: 20 Mars, 2023

Comments are closed.

×