Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Jam i gatshëm të komunikoj me qytetarët tanë në veri, por në asnjë mënyrë nuk do të komunikoj me strukturat ilegale dhe kriminale

1 Dhjetor, 2011

Prishtinë, 01 dhjetor 2011

Deklaratë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në përgjigje të interesimit të medias lidhur me situatën në veriun e vendit
                                                                                                                     
Të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë. Ne kemi respektuar në kuptimin më afirmativ të gjitha komunitetet. Kjo është e garantuar edhe me dokumentin e Presidentit Ahtisari.

Është obligim imi kushtetues dhe ligjor, por edhe obligim imi qytetar si kryeministër i Kosovës të komunikoj me të gjithë qytetarët e vendit pa dallime etnike, të sqarojmë proceset nëpër të cilat po kalojmë, të orientohen nga Prishtina dhe të largohen nga mashtrimi 12 vjeçar, që i ka bërë Beogradi atyre qytetarëve. Sepse, duam të ndryshojmë jetën e tyre, për të mirë siç kemi bërë ndryshime edhe në vendet tjera, ku kanë jetuar me shumicë serbët, në Shtërpcë, Graçanicë, ku sot  kemi një bashkëpunim si institucione të Republikës së Kosovës me autoritete lokale që akceptojnë institucionet e dala nga vota e qytetarit .

Qytetarët atje kanë nevojë më tepër për një jetë më të sigurt, krijimin e vendeve të reja të punës, për mirëqenie sociale se sa për politikë mashtruese të Beogradit.

Do të përpiqemi maksimalisht me të gjitha kapacitet tona, që të vazhdojmë të komunikojmë me qytetarët në veri.

Komunikimi është rruga e vetme për fillimin e zgjidhjeve të problemeve të grumbulluara tash e 12 vite, por në asnjë rrethanë me strukturat ilegale dhe kriminale. Ato do të përballen me drejtësinë. Strukturat ilegale dhe kriminale do të përballen me drejtësinë, atje nuk ka përfaqësues legal, ka përfaqësues ilegal.

Last modified: 1 Dhjetor, 2011

Comments are closed.

×