Prishtinë, 25 tetor 2009
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
Me pikëllim të madh e morëm lajmin për humbjen e jetës së të afërmve tuaj në tragjedinë që ndodhi në lumin Tisa.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse ndërkombëtare janë thellësisht të angazhuara dhe do të marrin të gjitha masat e duhura që të gjenden shkaktarët e vërtetë të tragjedisë dhe ata të përgjigjen para drejtësisë.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Last modified: 25 Tetor, 2009